“Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeprokurorit Borisllav Sarafov për shkak të aksidentit me veturën e prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev në fillim të javës. Kjo ndodhi pasi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev në parlament përgënjeshtroi deklaratën e Sarafov se edhe familja e kryeprokurorit ishte në makinë me të gjatë shpërthimit në rrugën Samokov-Sofje. “Vetëm një rastësi e shpëtoi kryeprokurorin dhe familjen e tij”, tha Sarafov pas incidentit. Demerxhiev gjithashtu theksoi se pajisja shpërthyese e përdorur nuk lejon që vala goditëse ose mbeturinat të depërtojnë në kabinën e pasagjerëve të një makine të blinduar. Për shkak të mospërputhjeve në informacione, bashkëkryetari i PP-DB Atanas Atanasov tha se ka “dyshime serioze” për objektivitetin e Shërbimit Hetimor Kombëtar, kreu i të cilit është Sarafov. Zëvendës prokurori i përgjithshëm tha se nuk do të japë dorëheqjen. Informacionin që dha ai e shpjegoi me faktin se ishte mashtruar nga fjalët e Geshevit se po shqetësohet për fëmijët e tij.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..