Kryeministri Gëllëb Donev pati një takim të shkurtër me Mbretin Çarllz III orë para kurorëzimit në Londër, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën gjatë një pritjeje të dhënë nga Mbreti dhe Mbretëresha Konsort për mysafirët e huaj në Pallatin Bëkingam. Në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit. Theksi u vu gjithashtu në ekspozitën e hapur së fundmi në Muzeun Britanik, ku Bullgaria prezantohet me një nga thesaret e saj më të shquara – ajo nga Panagjurishte. Mbreti Çarllz III shprehu admirimin e tij për ekspozitën.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..