Në orët e para të 9 majit, Rusia gjuajti 15 raketa në Kiev, të cilat u rrëzuan, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko në “Telegram”. Gjithsej 25 raketa u lëshuan kundër Ukrainës, nga të cilat 23 u rrëzuan, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Valeri Zaluzhni.
Operacionet ushtarake në Ukrainë vazhdojnë në Ditën e Evropës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e krahasoi luftën kundër Rusisë tani me atë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Rusia do të mposhtet ashtu siç u mposht Rajhu nazist. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti për një vizitë në Kiev më 9 maj. “Është mirë të kthehem në Kiev,aty ku vlerat që i mbajmë të shtrenjta mbrohen çdo ditë. Pra, është një vend shumë i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, deklaroi para Parlamentit Evropian se është e mundur, si mjet i fundit, që ndërmarrjet ushtarake në vendet anëtare të detyrohen të riorientojnë prodhimin e tyre për nevojat e Evropës dhe Ukrainës. Ai shtoi se ka vizituar tashmë 15 ndërmarrje ushtarake në 13 vende, përfshirë Bullgarinë, për të parë kapacitetin e tyre dhe çfarë u nevojitet për të rritur dhe përshpejtuar prodhimin e tyre.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës..
Në një takim në Berlin me Annette Kroeber-Riehl, zëvendëspresidente e çështjeve qeveritare dhe politikave publike për Evropën në Google, Ministri i..
Menaxheri special komercial i sapoemëruar i "Lukoil Neftohim Burgas", Rumen Specov, shkarkon Evgeni Manjahin nga detyra e kryetarit të Bordit Drejtues të..