Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grekët janë komuniteti studentor më i madh në Bullgari

Foto: BGNES

Pothuajse ¼ e studentëve të huaj në Bullgari janë nga Greqia. Në vend të dytë janë studentët nga Britania e Madhe, të ndjekur nga ata nga Gjermania, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2022/23.

Prej disa vitesh numri i studentëve të huaj në vend ka ardhur duke u rritur, por viti i fundit akademik ka mbetur thuajse i pandryshuar. Nëse në vitin 2021/22 ata ishin 17 616, në vitin aktual janë 17 593. 62.4% e studentëve të huaj studiojnë në specialitete mjekësore. Më të shumtët janë studentët grekë -  2%, ose 3870. Më pas janë britanikët 14.4%, ose 2533. Në vendin e tretë mes atyre që dëshirojnë të diplomohen në Bullgari janë gjermanët - 9.8%, ose 1724. Pas tyre janë ukrainasit - 9.1%, ose 1600 studentë, maqedonasit janë - 5,5%, ose 967 persona.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD

Ekip mjekësor bullgar do të kryejë kontrolle riprodhuese në Korçë

Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet:  “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..

botuar më 25-11-07 1.46.MD