Që nga fillimi i vitit 2023, emigrantët e paligjshëm që hyrën në Bullgari u rritën me më shumë se një të tretën, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2022. Lidhur me këtë, në Kuvendin Popullor, ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, njoftoi se Bullgaria është duke negociuar për financim evropian për të emëruar mbi 1260 policë kufitarë, si masë kundër fluksit të rritur në kufi. Synimi është ndalimi i kalimit të forcave nga brendësia e vendit drejt kufijve.
Ministri Demerxhiev gjithashtu theksoi se është duke u negociuar edhe financimi për blerjen e makinave dhe pajisjeve teknike për mbrojtjen më të mirë të kufirit bullgaro-turk.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..