Pas shenjave të para të një krize në forcat ruse në Bahmut, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se operacioni ushtarak rus në Ukrainë është shumë i vështirë, por do të vazhdojë. Në një intervistë për televizionin serb boshnjak ATV, ai pohoi se ushtria ruse arriti t’i shkaktonte dëme serioze palës ukrainase dhe se me ndihmën e raketave me përpikëri të lartë ata ishin në gjendje të shkatërrojnë prodhimin ushtarak dhe rezervat e armëve.
Çekia i dha Ukrainës dy sisteme të vjetra kundërajrore sovjetike 2K12 “Kub”. Dorëzimi përfshinte gjithashtu një “numër relativisht të madh raketash”, tha presidenti çek Petër Pavell. Praga po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me avionë reaktivë stërvitor dhe luftarak L-159 përpara fillimit të fazës vendimtare të luftës, tha Pavell, cituar nga České noviny. Pavel nuk përjashtoi mundësinë që Kievi së shpejti të marrë disa avionë të vjetër F-16.
Polonia njoftoi se do të ndalojë përdorimin e emrit zyrtar rus të enklavës së Kaliningradit dhe do të kthehet në emrin historik Königsberg dhe ekuivalentin e tij polak Krulewiec, raporton AFP. “Ne nuk duam rusifikimin në Poloni dhe kjo është arsyeja pse vendosëm të ndryshojmë emrin e Kaliningradit dhe rajonit në gjuhën tonë amtare”, tha ministri polak i zhvillimit Valldemar Buda. Emri historik i enklavës, e cila kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë, tani do të përdoret në dokumentet dhe hartat zyrtare, një akt që ngjalli një reagim të zemëruar nga Rusia.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..