Prokuroria e qytetit të Sofjes shpreh mospajtim me komentet e deritanishme në lidhje me shpërthimin që ndodhi pranë makinës së Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, pasi procedurat paraprake janë në fazën fillestare dhe nuk është e mundur të arrihet deri në një konkluzion për atë që ndodhi më 1 maj.
Institucioni njofton se prokurorët mbikëqyrës nuk kanë lejuar persona që nuk kanë të drejtë të ndodhen në vendin e aksidentit. Gjithashtu prokurorët nuk kanë urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore me pjesëmarrjen e ekspertëve jashtë listës së gjykatës kompetente. Një ekip prej tre prokurorëve të Prokurorisë së qytetit të Sofjes po udhëheq hetimin, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Shtetit. Sipas një dekreti të dalë dje, materialet për hetimin nuk mund të bëhen të ditura pa lejen e prokurorit mbikëqyrës.Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..