Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë janë në një edicion të kufizuar dhe mund të shihen deri më 25 maj, njofton Instituti Kulturor Bullgar "Dom Wittgenstein" në kryeqytetin austriak, organizator dhe mikpritës i manifestimit.
Duke punuar me iPad, Nikolaj Tonkov arrin të mjegullojë vijën ndarëse midis artit dixhital dhe atij klasik në veprat e tij. Ngjyrat e ndezura dhe dinamike janë një shenjë dalluese e artistit, i cili kënaqet duke veshur ndjenjat në nuancat e pasura të jeshiles, të kuqes, të verdhës dhe me disa kombinime krijon një festë për shqisat.
Nikolaj Tonkov u diplomua për pikturë në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Sofje. Por në vitet e stuhishme të tranzicionit, artisti i ri shkoi në Berlin, ku u diplomua në Dizajn grafik dhe u fokusua në grafikën e aplikuar. Dhe ndër projektet e tij më të suksesshme është Like.Bulgaria - një nga fushatat e rralla pozitive për Bullgarinë, e cila i dha një perspektivë ndryshe dhe optimiste vendit tonë.
Pergatiti ne shqip: Kostandina Bello
10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit...