Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumen, nga ku fillon Bullgaria

Foto: bulgariatravel.org

„Këtu fillon Bullgaria - pesë gishta në një grusht hekuri. Të lidhur me traditën e lashtë, të skalitura në marshime dhe përpjekje!”

Kështu fillon himni i qytetit të Shumenit, duke kënduar fillimin epik të shtetit bullgar, i themeluar në vitin 681, në afërsi të qytetit të sotëm. Të shpërndara aty pranë janë mbetjet e kryeqyteteve të lashta bullgare të Pliska dhe Veliki Presllav. Dhe vetëm 17 km larg. nga qendra e Shumenit, lart në shkëmbinj, është skalitur „Kalorësi I Madarës”i vetmi reliev guri monumental në Evropë i shekullit të 8-të, i përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore, nën kujdesin e UNESCO-s. Kalorësi është pjesë e rezervatit historiko-arkeologjik "Madara", i njohur edhe si "Troja Bullgare", për shkak të pasurisë së pabesueshme të monumenteve të mijëvjeçarit të IV para Krishtit. deri në shekullin XV. Zona është e mbushur me manastire shkëmbore nga mesjeta e hershme, si dhe me atraksione natyrore të arritshme me rrugë të veçanta.

Svetllana Xhankova nga Qendra lokale e Informacionit Turistik na rekomandon të ngjitemi në Pllajën e Shumenit:

"Në territorin e Pllajës së Shumenit, ka dy manastire shkëmbore – i Konstantinovit dhe ai i Khan Krumit. Secila prej tyre lidhet me periudha të ndryshme të jetës eremite në trojet tona. Disa nga manastiret tona shkëmbore janë të shekullit të 8-të, dhe të tjerët janë të shekullit të 14-të dhe janë të lidhura me hesikazmën. Jo me më pak interes është monumenti "Themeluesit e shtetit bullgar" i ndërtuar për nder të 1300 vjetorit të themelimit të Bullgarisë“. Përveç kësaj, në pllajë ndodhet kalaja e Shumenit, nga ku filloi të zhvillohet qyteti i sotëm”, shton Svetllana Xhankova.

Kalaja u shkatërrua në v. 1444. Në ditët e sotme, një pjesë e vogël e saj është restauruar. Ekziston një muze në të cilin ekspozohen artefaktet e gjetura në territorin e saj, duke përfshirë dhe një mbishkrim i shekullit të 14-të, ku përmendet për herë të parë emri i qytetit të sotëm të Shumenit. Pamja nga maja e kalasë është një tjetër arsye për ta vizituar atë:

I gjithë qyteti mund të shihet nga kalaja, si në pëllëmbë të dorës. Ju mund të shihni pjesën e saj të ruajtur mirë, me monumentet osmane të arkitekturës, kullën e sahatit, shatërvanët, bezistenin - ndërtesa më e vjetër në qytetin tonë, e krijuar nga tregtarët e Dubrovnik në shekullin e XVI-të, si dhe shumë tempuj të feve të ndryshme , sepse në Shumen ka tolerancë mes përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme”, thotë Svetllana Xhankova.

Nëse e doni natyrën dhe shëtitjet, kjo pjesë e Bullgarisë Verilindore do t'ju duket si një parajsë - rezervate natyrore të mbushura me lule dhe barishte aromatike, shpella dhe formacione karstike, shkëmbinj që ngrihen deri në qiell, mbi të cilët fluturojnë specie të rralla zogjsh...


"Në pranverë, turistët vijnë për të parë lulëzimin e orkideve" thotë Svetllana Xhankova dhe rekomandon të kontaktoni drejtorinë e Shumenit, ku do t'ju ofrojnë një udhërrëfyes malor ose harta speciale me rrugë për të vizituar mrekullitë arkeologjike dhe natyrore në afërsi.

Për më shumë shikoni:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: visitshumen.bg, arkiv, bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptura shkëmbore „Koka“ në shenjtëroren trake Gradishteto

Fytyra njerëzore, breshka shkëmbi, altarë dhe vrima për zvarritje – rajoni "Gradishteto" ruan sekrete mijëravjeçare

Zona “Gradishteto” në Rodopet Perëndimore është e mbushur me silueta shkëmbore kafshësh, formimi i të cilave u përsos nga dora e njeriut afro 7 mijë vjet më parë. Në ditët e sotme këto skulptura misterioze janë të aksesueshme falë një rruge..

botuar më 24-03-10 10.35.PD

Vendet historike për t'u vizituar në Festën Kombëtare të Bullgarisë

Mbi 6000 bullgarë do të ngjiten në majën Shipka më 3 Mars për të nderuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Bullgarisë. 25 mijë bashkatdhetarë të tjerë do të shfrytëzojnë pushimet rreth Festës Kombëtare - 3 Marsit për të vizituar..

botuar më 24-03-02 11.35.PD

Varna dhe vendpushimet përreth janë gati të arrijnë rekordet e vitit para pandemisë 2019

Ata që punojnë në industrinë turistike në rajonin e Varnës po përgatiten që tani për sezonin e verës. Duke gjykuar nga rezervimet paraprake, ka një shans për të arritur më në fund nivelet rekord për sektorin në vitin 2019, mësojmë nga një intervistë me..

botuar më 24-02-29 7.25.PD