Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetarët e Radios Kombëtare Bullgare protestojnë për një shpërblim të denjë

Foto: Georgi Nejkov, BNR

Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të protestojnë sot me kërkesa për kushte më të mira pune dhe shpërblim të mirë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), së bashku me sindikatat dhe shoqatat profesionale në BNR, organizojnë mitingun "Për një pagim të denjë për punonjësit në Radion Kombëtare Bullgare", i cili do të zhvillohet në kryqëzimin pranë ndërtesës së BNR. Do të ngrihet një studio proteste e improvizuar dhe fjala do t'u jepet njerëzve të radios.

“Gjatë viteve u akumulua një problem me financimin e BNR, gjë që ngadalë çon në faktin se shpërblimi po mbetet seriozisht pas nivelit mesatar për Sofjen. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët tanë në vend, në programet rajonale”, komentoi për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/, Milen Mitev, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të BNR-së. Ai thekson se është gjithnjë e më e vështirë gjetja e njerëzve të rinj dhe motivimi i punonjësve në radio, prandaj shpreson që Kuvendi Popullor t'i kushtojë vëmendje këtij problemi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, sot në vend po organizohen aksione të dhurimit të gjakut. Ekspertët nga Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut theksojnë se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të..

botuar më 24-06-14 12.31.MD

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD