GERB do t'ia kthejë presidentit mandatin e plotësuar për formimin e qeverisë dhe emrat e ministrave do të bëhen të qartë të hënën, tha për BNT deputetja nga GERB Denica Saçeva. Sipas saj, partia aktualisht është duke negociuar me të gjitha forcat parlamentare, përveç BSP-së, e cila ka njoftuar se nuk do ta mbështesë projektin e kabinetit.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Kirill Petkov komentoi se mundësia e vetme për të mos shkuar në zgjedhje së shpejti është formimi i qeverisë me mandatin e dytë.
"Konfigurimi në parlament nuk mund të formojë një qeveri efektive, prandaj zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja", deklaroi kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov.
Kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për dialog dhe shtoi se partia e tij do ta marrë seriozisht propozimin për një qeveri eksperte të kandidates për kryeministre Maria Gabriel.
Forca më e vogël politike "Ka një popull të tillë" (ITN) do ta mbështesë projekt-kabinetin e GERB-it, sepse nëse nuk votohet buxheti i ri, shteti do të pushojë së funksionuari, paralajmëroi lideri i saj Sllavi Trifonov.Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..