Tubimi i pestë i madh (Asambleja e Përgjithshme) i Shoqatës së Bullgarëve në mbarë botën do të mbahet më 20 dhe 21 maj në Varna. Këtë e ka bërë të ditur BTA, duke iu referuar kryetarit të organizatës Mlladen Stanev. Në forum pritet të marrin pjesë edhe bashkatdhetarët tanë nga Ukraina, Moldavia, Qiproja, Greqia etj. Pjesëmarrësit do të raportojnë për atë që ka bërë shoqata për 5 vjet dhe do të zgjedhin një kryetar të ri. Pritet që ata të pranojnë edhe një deklaratë për autoritetet shtetërore për nevojën e miratimit të një Strategjie të vendit tonë për bullgarët jashtë vendit në 30 vitet e ardhshme.
Tubimi i bullgarëve në mbarë botën u mbajt në vitin 2008 në Varna. Në forum morën pjesë delegatë nga 28 vende. Më pas u themelua Shoqata e Bullgarëve në mbarë botën dhe u zgjodh Parlamenti Botëror i Bullgarëve, i cili mblidhet çdo vit në Varna.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..