Festivali njëditor "Dita e Bletëve" 2023 zhvillohet më 20 maj në livadhin e madh në Parkun Jugor në Sofje. Festa synon të tërheqë vëmendjen tek bletët, ndërsa rasti është Dita Botërore e Bletës. Organizatorët nga Shoqata "Mjalti i Vërtetë" kanë përgatitur shumë punishte, një kënd për fëmijët - aktivitete të ndryshme për t'i angazhuar, edukuar dhe argëtuar ata.
“Në këtë ditë, dashamirësit e bletëve dhe produkteve të tyre do të mund t'i shijojnë ato, si dhe fëmijët do të përfshihen në temën e dobisë së bletëve dhe mjaltit”, thotë Stefani Karaivanova në transmetimin e Radio Sofjes. Ajo shton se në vitet e fundit ajo ka vënë re se gjithnjë e me shumë njerez janë të interesuar për këtë temë shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzimin.
Ka interes jo vetëm për mjaltin, por edhe për të takuar bletaret, këta njerëz që përpiqen të gjejnë mënyra për të ndihmuar bletët, që të jetojmë në paqe me natyrën – thotë Stefani Karaivanova.
Autore: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...