Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një grua bullgare sjell shpirtin e atdheut të saj në Tajlandë

Foto: arkiv personal

Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si anëtare e Klubit Ndërkombëtar të Grave. Në ditën e kombësive të mbajtur në Shkollën Ndërkombëtare Britanike në Phuket në qershor të çdo viti, Dejana vesh një kostum popullor nga qyteti Kjusendill dhe gërsheton në gërshetat e saj flokët e ruajtura të gjyshes së saj.

Dejana ka lindur në Sofje dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, për tekstile. Ajo ka punuar në kriptën e kishës “Shën Aleksander Nevski", ku zotëroi edhe teknikën e pikturimit të ikonave duke pikturuar ikona sipas besimit ortodoks. Për pazaret festive të bamirësisë, ku njerëz të kombësive të ndryshme mblidhen në ishullin Phuket, Dejana përgatit byrek dhe kos tradicional bullgar, si dhe dollma me gjethe hardhie. Byreku është një hit absolut mes banorëve të Phuket-it dhe të huajt në ishull më kanë thënë se nuk kanë ngrënë kurrë kos më të shijshëm se kosi bullgar”, thotë bashkatdhetarja jonë.

Ndonëse familja e saj kryesisht banon jashtë vendit dhe burri i saj është suedez, Dejana i ka mësuar djalit të saj Viktorit të gjitha zakonet bullgare, si lyerja e vezëve për Pashkë, veroret, survakane etj. Për ditën e kombësive edhe djali i saj vishet me kostum popullor bullgar dhe mban gjithmonë flamurin bullgar, pranë Dejanës gjatë festës. Në praninë e tyre nuk ka sesi të mos luhet edhe himni bullgar.


Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refugjatët – një pjesë e vogël por e rëndësishme e punëkërkuesve në Bullgari

Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..

botuar më 24-06-18 7.30.PD
Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD