Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë festën e Shën Konstantinit dhe Elenës

Foto: БГНЕС

Shën Konstantini ishte perandor i Bizantit në shekullin e IV. Ai vendosi fenë e krishterë si fe zyrtare në Bizant. Nëna e tij, Elena, gjeti kryqin në të cilin u kryqëzua Shpëtimtari dhe ndërtoi disa manastire në Tokën e Shenjtë. Zbulimi i Kryqit të Zotit konsiderohet ngjarja më e rëndësishme në historinë e Kishës së Krishterë, ndërsa Perandori Konstantin dhe nëna e tij Elena u shpallën shenjtorë. Në zakonet popullore bullgare, festa kombinon traditat e krishtera me ato të lashta të ecjes mbi prush - nestinarstvo. Kjo traditë është ruajtur edhe sot e kësaj dite në disa zona në formën e saj origjinale dhe në shumë vende bëhet edhe si një shfaqje për turistët.

Përgatitjet për festën fillojnë disa ditë para ditës së Shën Konstantinit dhe Elenës. Fondet mblidhen për një kurban të përbashkët, si dhe për pastrimin dhe riparimin e burimeve dhe puseve të fshatit ku bëhet ecja mbi prush. Në shesh përgatitet një grumbull me dru të mbledhura paraprakisht. Në mbrëmje ndizet një zjarr i madh, të gjithë mblidhen rreth tij dhe dëgjojnë meloditë e vallëzimit që lidhen me ritin.

Kur zjarri i ndezur shuhet, prushi i mbetur shpërndahet në një rreth. Njerëzit rrotullohen rreth prushit dhe në krye janë ikonat e shenjtorëve Konstantinit dhe Elenës. Në rrethin e thëngjinjve që digjen, hyjnë zbathur nestinarët, kryesisht gra. Besohet se gjatë kësaj kohe ata hyjnë në një gjendje në të cilën mund të thonë edhe fjalë profetike. Vallja e tyre rituale zgjat disa minuta. Pas lojërave të nestinarëve, të gjithë mblidhen në tryezën e përbashkët me kurbanin e përgatitur.

Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë Socialiste Bullgare, 10 nëntor 1989

34 vjet nga fillimi i tranzicionit drejt demokracisë

Më 10 nëntor të vitit 1989, në Plenumin e Nëntorit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), u pranua dorëheqja e Todor Zhivkovit si Sekretar i Përgjithshëm i KQ të BKP-së pas sundimit të tij 35-vjeçar. Kërkesa për dorëheqje u..

botuar më 23-11-10 7.55.PD

Shën Kryeengjëlli Mihail – mbrojtës i luftëtarëve të drejtësisë

Një nga festat më të rëndësishme të palëvizshme të krishtera të vjeshtës është Dita e Kryeengjëllit, kushtuar Shën Kryeengjëllit Mihal dhe Kryeengjëjve Gabriel, Rafael, Uriel, Salatiel, Jehudiel dhe Varahiel. Në traditën ortodokse, ne e..

botuar më 23-11-08 6.40.PD

Nderojmë lipsanet e Patriarkut Bullgar Shenj Evtimij Tërnovski

Lipsanet e Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski - kreu i fundit i kishës bullgare para rënies së vendit tonë nën sundimin osman në shekullin e XIV-të – u ekspozuan për adhurim në Manastirin e Baçkovos. Rasti është vendimi i Sinodit të Shenjtë për të..

botuar më 23-10-22 12.17.MD