Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi turistik “Shën Konstantin dhe Elena” ka 115 vjetorin

Foto: visitstconstantine.bg

Kompleksi turistik "Shën Konstantin dhe Elena" është resorti më i vjetër bullgar në Detin e Zi. Ndodhet 10 km nga qendra e Varnës dhe kombinon në mënyrë unike privatësinë me komplekset moderne dhe një sërë shërbimesh. Kombinimi i ujit termal, detit, rërës dhe parkut shekullor e bën vendin jashtëzakonisht të përshtatshëm për një pushim të shëndetshëm ose një pushim të shkurtër nga dinamika e qyteteve të madha. Në kompleks ka shumë qendra relaksi, hotele, restorante dhe ambiente sportive. Emri i kompleksit vjen nga manastiri "Shën Konstantini dhe Elena", i ndërtuar në shekujt XIV – XVI, në nder të perandorit Konstanti I i Madh dhe perandoreshës Elena. Sot prej tij ka mbetur një kishëz e vogël, e cila vizitohet shpesh nga të krishterët ortodoksë.

Kjo pikë referimi, si dhe natyra e bukur, tërhiqte vizitorët edhe në periudhën para Çlirimit, si një vend për t'u çlodhur. Pas Çlirimit numri i pushuesve u shtua dhe ata u vendosën në godinat ndihmëse të manastirit. Shtëpia e parë e pushimit është ndërtuar në vitin 1908. Më pas u shtuan edhe 2 kate të tjera në një nga ndërtesat e vjetra të manastirit me emrin Hotel "Praga", për shkak të të huajve të parë të ardhur - çekë. Më pas u vizitua nga polakët dhe gjermanët.

Në vitet ndërmjet 1957 dhe 1992 kompleksi njihet me emrin "Druzhba" dhe është ende i njohur në mesin e banorëve të Varnës. Dy pishina të jashtme me ujë të nxehtë mineral deri në 55 gradë funksionojnë gjatë gjithë vitit në "Shën Konstantin dhe Elena", njëra prej të cilave është e hapur 24 orë në ditë. Sot "Shën Konstantin dhe Elena" është ndër resortet me rëndësi kombëtare, resorti i tretë detar bullgar për nga kapaciteti dhe i katërti për nga frekuentimi. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të vitit 2020, kompleksi ka 6420 krevate në 45 vende akomodimi.

Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: visitstconstantine.bg, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD