Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbishkrimi më i vjetër cirilik në botë daton nga viti 921 dhe u zbulua në një manastir shkëmbor afër fshatit bullgar Krepça

Foto: Kadir Kadirov

Lart mbi rrugën automobilistike për në fshatin Krepça të Bullgarisë Verilindore ndodhet një manastir i gdhendur në shkëmb. E themeluar në shekujt IX - X, ai është një nga banesat shkëmbore më të hershme në territorin e Bullgarisë. Uzbulua nga babai i arkeologjisë bullgare Karell Shkorpill në fillim të shekullit të X-të, por deri më sot ai nuk i ka zbuluar të gjitha sekretet e tij. Manastiri është i restauruar pjesërisht dhe është i hapur për vizita. Ai shtrihet në tri kate dhe dikur përbëhej nga një kishë, qeli murgjish dhe një kishë-varr. Kishte gjithashtu një çardak, ndoshta të mbuluar me një strukturë druri ose me ndërtim guri. Tarraca e mesme, ku ishte kisha e manastirit, aktualisht është e hapur për vizita.Foto: Veneta Nikolova

Pasuria më e madhe e manastirit shkëmbor në Krepça janë mbishkrimet.

Ato janë në cirilike dhe janë rreth 20 në numër. Mes tyre, megjithatë, ekziston edhe një në gjuhën e lashtë hebraike - një mister që ende ngjall diskutime në qarqet shkencore. Dhe gjetja më interesante është një mbishkrim i vjetër në hyrje të kishës shkëmbore. Ai u zbulua në fillim të viteve 70-të të shekullit të XX-të. Në të lexohet: “Në vitin 921, shërbëtori i Zotit Anton vdiq në muajin tetor”.

Mbishkrimi më i vjetër cirilik nga viti 921 Foto: Mirosllav Georgiev

Mbishkrimi është 9 rreshta, tre rreshtat e parë prej tij lexohen relativisht mirë, dhe ato në vijim përmbajnë shkronja dhe fjalë të veçanta, të cilat supozohet se përmbajnë informacion për vetë datën e vdekjes së këtij murgu dhe ndoshta edhe kohën e vdekjen, mësojmë nga Mirosllav Georgiev, kurator në Muzeun Historik Rajonal - Tërgovishte:

“Ky manastir u themelua nga një murg i quajtur Antonij ose Anton. Këtë e kuptojmë nga dy nga mbishkrimet në manastir. Ai e krijoi atë në fund të shekullit të IX-të dhe në fillim të shekullit të X-të dhe rreth tij u formua një vëllazëri prej 5 deri në 10 murgj. Antonij vdiq në vitin 921. Kjo pasqyrohet në një nga mbishkrimet, i cili duket të jetë mbishkrimi cirilik më i hershëm i gjetur deri më sot. Rreth 250 milionë njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin cirilik. Dhe nuk kemi mbishkrim më të hershëm se sa viti 921!” – thotë Mirosllav Georgiev.

Foto: Veneta Nikolova

Përpara hyrjes së kishës-varr, në një lartësi prej 8 metrash, studiuesit hasën në një gjetje tjetër mahnitëse - një mbishkrim 5 rreshtash të ruajtur relativisht mirë. Me shkronja nja 2 - 3 centimetra të mëdha të gdhendura shumë mirë në gur, shkruhet në vijim: “Në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Shën At Antoni prehet këtu †Dhe kushdo që bën hambar në kishë, le të përgjigjet përpara Zotit. Shkroi Mihailli i padenjë. Amen”. “Interesante është se Antonij në mbishkrim quhet “i shenjtë”. Është e mundur që pas vdekjes të jetë shpallur shenjtor, thekson Mirosllav Georgiev.

Mbishkrimi betim-paralajmërim Foto: Mirosllav Georgiev

Mbishkrimi në kishën-varr zbulon gjithashtu një detaj interesant historik. Bëhet fjalë për atë që është shkruar: Dhe kushdo që bën hambar në kishë, le të përgjigjet para Zotit. “Nuk ka asnjë dokument tjetër të ngjashëm në epigrafinë bullgare” - pohon Mirosllav Georgiev dhe shton:

Ato fjalë paralajmëruese mund të jenë drejtuar ndaj murgjve, që i lejuan vetes të përdorin mjediset e manastireve, ose të këtij manastiri të veçantë, për qëllime ekonomike dhe jo për adhurim ose veprimtari kishtare. Ekziston edhe një teori tjetër. Gjatë periudhës kur Mbreti Simeon i Madh zhvillonte luftëra në Traki, ka dëshmi të njohura që tregojnë se ai ka urdhëruar, që drithi për të ushqyer ushtrinë e tij të ruhet në kisha apo vendbanime të ngjashme shkëmbore” - shpjegon Mirosllav Georgiev.

Shihni më shumë manastire shkëmbore në këtë pjesë të Bullgarisë:

Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFotot: Veneta Nikolova, Mirosllav Georgiev, Kadir Kadirov

Autor i videos: Kadir Kadirov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD