Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Kirill Petkov, “Po e vazhdojmë ndryshimin” nuk janë në koalicion me GERB

Kirill Petkov
Foto: BGNES

Thellë ndjej se me 64 deputetë të ndryshimit nga gjithsej 240, ky propozim për qeverisjen e Bullgarisë për 18 muajt e ardhshëm është më i miri, shkroi në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimindhe deputet Kirill Petkov. Sipas ish-kryeministrit, një qeveri e përbashkët me një kryeministër me rotacion “nuk është koalicion”. Ajo krijohet pikërisht sepse nuk mund të bëjnë koalicion me GERB-in.

“Duhet të pranohet qartë se premtimi për të mos pasur asnjë person të vetëm të lidhur me GERB-in në një kabinet të ardhshëm me një mandat të dytë nuk u mbajt me Maria Gabriel”, thekson Petkov dhe kërkon falje nëse - “miqtë dhe votuesit tanë u ndjenë të gënjyer nga ky fakt.”

Petkov thekson se formula e kabinetit të ri është huazuar nga vende si Irlanda, Izraeli dhe Rumania dhe shton se modeli i rotacionit zbatohet kur dy forca politike nuk i besojnë njëra-tjetrës. Maria Gabriel ishte çelësi që të ndërtohet ky model, thekson Petkov dhe thotë se nuk do të jetë ministër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD