Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Delegacioni bullgar në një audiencë me Papën

Foto: arkiv

Një delegacion parlamentar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, do të ketë një audiencë me Papa Françeskun më 24 maj të këtij viti, njoftoi qendra për shtyp e Parlamentit. Delegacioni përbëhet nga nënkryetarët e Kuvendit Popullor, përfaqësues të grupeve partiake në Parlament. Në mesin e zyrtarëve janë edhe përfaqësues të Presidencës, pushtetit ekzekutiv, Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare dhe Kishës Katolike.

Delegacioni bullgar i përfaqësuesve të popullit vendosi një kurorë lulesh përpara monumentit të bustit të kapitenit Petko Vojvoda në Romë.  Foto:BGNES

Para audiencës, Kryetari i Kuvendit Popullor do të zhvillojë një bisedë kokë më kokë me Papën dhe më pas do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin. Rosen Zheljazkov do të bisedojë edhe me kreun e shtetit të Urdhrit Sovran të Maltës, John Dunlap.

Programi i delegacionit parlamentar përfshin një takim me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana.

Përfaqësuesit e popullit do të marrin pjesë edhe në pritjen për festën e 24 majit në Ambasadën Bullgare në Romë dhe do t'i dhurojnë lule monumentit të Shenjtorëve Kiril dhe Metodi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 qershorin 2024

Gjatë natës në Bullgarinë Qendrore dhe Lindore do të vijojnë të zhvillohen vranësira dhe në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Nga mëngjesi reshjet do të dobësohen dhe do të ndalen. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore...

botuar më 24-06-05 7.35.MD

Ne kemi nevojë për një modernizim urgjent të ushtrisë, beson ministri i mbrojtjes

Ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, veçoi si prioritet kryesor përshpejtimin e modernizimit të forcave tona të armatosura. “Ministria e Mbrojtjes vazhdon të përqendrojë përpjekjet e saj në realizimin e projekteve për riarmatimin..

botuar më 24-06-05 6.52.MD
Ljudmilla Petkova

Spitali Kombëtar i Fëmijëve do të jetë gati në maj 2028

Sipas planit të miratuar nga qeveria e përkohhsme, Spitali Kombëtar i Fëmijëve do të jetë gati në maj të vitit 2028 – nëntë muaj më herët se synimet fillestare, njoftoi ministrja në detyrë e financave, Ljudmilla Petkova. 100 milionë leva janë..

botuar më 24-06-05 5.45.MD