Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romani “Strehim kohe” fitoi Booker

Georgi Gospodinov dhe Angela Rodel
Foto: EPA/BGNES

Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov dhe përkthyesja Angela Rodel janë fitues të çmimit ndërkombëtar letrar “Booker” me romanin “Strehim kohe”.  Ky është libri i parë bullgar që fiton këtë çmim.

Nderimi u jepet romaneve artistike nga e gjithë bota që janë përkthyer në anglisht dhe çmimi prej 50,000 £ ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.

“Strehim kohe” tregon historinë e një klinike që ofron një trajtim eksperimental për Alzheimer. Për të nxitur kujtimet e pacientëve, ajo rikrijon atmosferën e dekadave të kaluara deri në detajet më të vogla. Por me kalimin e kohës, njerëz të shëndetshëm fillojnë të vijnë në klinikë, duke kërkuar shpëtim nga tmerret e jetës moderne.

“Ky është një roman që fton reflektim dhe vigjilencë, por edhe na prek, sepse gjuha – e ndjeshme dhe precize – arrin të kapë kohën në frymën e Prustit dhe brishtësinë e jashtëzakonshme të së shkuarës”, thotë shkrimtarja francezo-marokene dhe kryetare e jurisë Leila Slimani .

Romancieri dhe poeti Gospodinov, i lindur në vitin 1968, është autori bashkëkohor bullgar më i njohur ndërkombëtarisht. Veprat e tij janë përkthyer në 25 gjuhë duke përfshirë edhe shqipen. Pak para mesnatës, me orën bullgare, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Londër, Georgi Gospodinov i uroi bullgarët më 24 Majin me “mrekullinë e gjuhës”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD
Foto: Adnan Beci

Prof. Zlatimir Kolarov prezanton romanin e tij "Në sipërfaqen e hollë të akullit" në Tiranë

Me nota artistike, ngrohtësi edhe shumë interes, kështu shkoi prezantimi i librit “Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov , në ambientet e vilës "Sofja", në qytetin e Tiranës. Interesi për librin ishte i madh. Në..

botuar më 24-03-15 4.20.MD