Një vit pas premierës gala, filmi i Ivan Jurukovit "Deri në tekën e fundit" do të transmetohet në Londër. Ngjarja do të zhvillohet më 27 maj në Shoqatën Mbretërore Gjeografike në orën 19:30 me orën lokale dhe do të jetë një mbrëmje muzikore dhe filmike me interpretime të violinistit Svetlin Rusev dhe një shfaqje të filmit "Deri në tekën e fundit". Gjithashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të bisedojnë me shkrimtarin Georgi Gospodinov, i cili fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Booker”.
Ivan Jurukov filloi punën për filmin në vitin 2016. Pandemia e vonoi prezantimin e tij, por kjo e bëri të mundur përfundimin më preciz të filmit. Në qendër të tregimit është një violinist virtuoz me origjinë bullgare, i cili prej kohësh është larguar nga Bullgaria, por kthehet në një fshat bullgar me synimin për të arritur përsosmërinë në interpretimin e 24 tekave të Paganinit. Ideja na referon tek agresioni, i cili në shoqërinë moderne merret lehtësisht si i mirëqenë, por edhe tek roli i artit, fuqia e muzikës, çfarë alternative na jep.
"Deri në tekën e fundit" është debutimi i aktorit Ivan Jurukov si regjisor. Ai është gjithashtu bashkë-skenarist me Rosen Stanev. Interesi i Ivan Jurukov për muzikën daton shumë kohë më parë - vite më parë ai ishte një nga themeluesit e grupit TERPENTINA, i cili përfshinte Ivan Jurukov - vokal dhe kitarë, Martin Stojanov - Martist - tastierë dhe vokale, Nikollaj Dimitrov - Koki - bateri, Petko Sllavov - bas dhe vokal, dhe Stojan Bozhkillov - kitarë. Së fundmi, aktori incizoi disa këngë me grupin, Ai është autori i muzikës dhe tekstit të disa prej tyre. Ato do të përfshihen në një album të ardhshëm të quajtur “Nostalgjia”, i cili pritet të dalë këtë verë. Një nga këto këngë është "Përjetësia e shkurtër".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe tekstin, aranzhimi është nga Artur Nadosjan. Ja çfarë thonë artistët për mesazhin e këngës: "Koha..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..