Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Jurukov debuton në Londër si regjisor me "Deri në tekën e fundit"

Muzika është një pjesë thelbësore e jetës së aktorit

Foto: Youtube

Një vit pas premierës gala, filmi i Ivan Jurukovit "Deri në tekën e fundit" do të transmetohet në Londër. Ngjarja do të zhvillohet më 27 maj në Shoqatën Mbretërore Gjeografike në orën 19:30 me orën lokale dhe do të jetë një mbrëmje muzikore dhe filmike me interpretime të violinistit Svetlin Rusev dhe një shfaqje të filmit "Deri në tekën e fundit". Gjithashtu, vizitorët do të kenë mundësinë të bisedojnë me shkrimtarin Georgi Gospodinov, i cili fitoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Booker”

Ivan Jurukov filloi punën për filmin në vitin 2016. Pandemia e vonoi prezantimin e tij, por kjo e bëri të mundur përfundimin më preciz të filmit. Në qendër të tregimit është një violinist virtuoz me origjinë bullgare, i cili prej kohësh është larguar nga Bullgaria, por kthehet në një fshat bullgar me synimin për të arritur përsosmërinë në interpretimin e 24 tekave të Paganinit. Ideja na referon tek agresioni, i cili në shoqërinë moderne merret lehtësisht si i mirëqenë, por edhe tek roli i artit, fuqia e muzikës, çfarë alternative na jep.

"Deri në tekën e fundit" është debutimi i aktorit Ivan Jurukov si regjisor. Ai është gjithashtu bashkë-skenarist me Rosen Stanev. Interesi i Ivan Jurukov për muzikën daton shumë kohë më parë - vite më parë ai ishte një nga themeluesit e grupit TERPENTINA, i cili përfshinte Ivan Jurukov - vokal dhe kitarë, Martin Stojanov - Martist - tastierë dhe vokale, Nikollaj Dimitrov - Koki - bateri, Petko Sllavov - bas dhe vokal, dhe Stojan Bozhkillov - kitarë. Së fundmi, aktori incizoi disa këngë me grupin, Ai është autori i muzikës dhe tekstit të disa prej tyre. Ato do të përfshihen në një album të ardhshëm të quajtur “Nostalgjia”, i cili pritet të dalë këtë verë. Një nga këto këngë është "Përjetësia e shkurtër".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Dy Zemra” e Kris Gran me video

Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit. "Zgjodha këtë këngë për të..

botuar më 24-05-17 2.25.MD
Angell Zaberski dhe Big Bendi i BNR-së

“Mirëmbrëma, xhaz!” – koncert i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe..

botuar më 24-05-15 9.05.PD

"Sillvia" – persona të njohur interpretojnë një këngë emblematike nga repertori i Vëllezërve Argirovi

"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi. Kënga është një version i ri i "Parandjenjë për një varg" nga albumi "Një vajzë për dy" i Vëllezërve Argirovi, i..

botuar më 24-05-14 8.00.PD