Radostin Vasilev, deputeti i koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB), i cili përhapi një regjistrim skandaloz të një mbledhjeje të "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha për BNT se ai ka frikë për jetën e tij dhe se është nën mbrojtje policore.
“Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten tradhtar, përkundrazi – e konsideroj veten një person që i vetëm ka guximin të bëjë atë që shoqëria ka të drejtë të dijë”, tha ai, duke mohuar se e ka kërkuar postin e ministrit të sportit, të cilin më pas ia kanë mohuar nga PP.
Ndërkohë, Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se ka nisur procedurë paraprake për faktin se më datë 25.05.2023, deputeti i Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor R.V. është detyruar me kërcënime të bëjë diçka kundër dëshirës së tij. Më 26.05.2023, R.V. i ka dhënë prokurorit informacion në lidhje me procedurën e nisur paraprake. Kjo është edhe dita kur Radostin Vasilev shpërndau një audio incizim të një takimi online të PP-DB, për shkak të përmbajtjes së të cilit GERB njoftoi se do t’i ngrijë negociatat për një qeveri të përbashkët me PP-DB.Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..