I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës Amerikane për Angazhim Global, James Rubin, do të vizitojë Bullgarinë gjatë javës, njoftoi Departamenti i Shtetit. Misioni i Rubinit në Sofje është "të forcojë mbështetjen për iniciativat për të luftuar dezinformimin." Pas Bullgarisë, Rubin do të shkojë në Bruksel, thuhet në mesazh. Diplomati amerikan ndodhet tashmë në Evropë dhe merr pjesë në forumin GLOBSEC 2023 në kryeqytetin sllovak Bratislavë.
Dezinformimi dhe ndërhyrja e Kremlinit në punët e brendshme të vendeve të Evropës Lindore është një problem i madh. Të gjitha forcat pro-evropiane kanë detyrimin ta ndalin këtë proces dhe t'u garantojnë qytetarëve tanë një jetë evropiane, me institucione të forta dhe funksionale. Vetëm së bashku kemi një shans kundër këtyre forcave shkatërruese. Këto ishin disa nga temat e takimeve të mia me liderët evropianë në konferencë, ka shkruar në Facebook bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, i cili merr pjesë në forumin në Bratislavë.Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka..
Para ceremonisë për dorëzimin e çmimeve "Menaxheri i Vitit", presidenti Rumen Radev njoftoi se do të mbledhë Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor më 11 nëntor. I pyetur nëse do të apelojë Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve për..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri, Kërkime Shkencore dhe Energji, ndërsa në seancën u ftua edhe Komisioni për Kulturë. Seancat..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..