Kuvendi Popullor votoi dhe miratoi Akademikun Nikollaj Denkov kryeministër. 132 votuan “pro”, “kundër” 69, pa të abstenuar. Denkov mori mbështetje nga GERB-SDS (një “kundër”), PP-DB dhe DPS.
Struktura e kabinetit PP-DB dhe GERB-SDS u mbështet gjithashtu nga 132 deputetë, 69 ishin kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Ministrave bënë betimin.
“Urime të gjithë bullgarëve, tani kemi një qeveri të rregullt! Po i kthejmë fuqinë republikës parlamentare!”, tha Kuvendin Popullor bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. Ai shprehu shpresën për një mandat të plotë 4-vjeçar të kabinetit “Denkov-Gabriel”.
Qeveria mes dy forcave të para është më e qëndrueshme, e mbështetur nga të tjerët, komentoi kreu i GERB-it Bojko Borisov në parlament, pas zgjedhjes së kabinetit të rregullt. Në lidhje me akuzat e presidentit Rumen Radev ndaj kabinetit të ri, ai tha se presidenti duhet të jetë bashkues.
Kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova e cilësoi si “të pamoralshme” marrëveshjen e arritur për një kabinet mes dy forcave të para politike dhe njoftoi se nuk do t’u japë atyre 100 ditë tolerancë.
Presidenti Rumen Radev raportoi se qeveria e tij e pestë e përkohshme u përballua me të gjitha sfidat e rënda gjatë administratës së tij.
Në Këshillin e Ministrave u mbajt ceremonia për dorëzimin simbolik të qeverisjes nga kabineti i kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev në qeverinë e re të rregullt. “Kur e morëm pushtetin shteti ishte në pauzë. Po dorëzojmë një vend me sisteme që funksionojnë mirë”, tha Donev, duke shprehur shpresën për vazhdimësi. “Nuk ka asgjë më normale se sa që parlamenti bullgar të miratojë një qeveri të rregullt e cila të përmbushë detyrimet e saj sipas Kushtetutës”, tha nga ana e tij Denkov. Ai shprehu habinë për faktin se zëvendësministrat nga kabineti zyrtar janë të liruar nga pozitat e tyre me urdhër të nënshkruar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Kjo nuk përputhet me dëshirën e deklaruar për vazhdimësi, theksoi Denkov.
Foto: BGNES, BTA
Të premten do të jetë me diell dhe temperaturat gjatë ditës do të rriten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 11°. Maksimumi do të jetë nga 28 deri në 33°, në kryeqytet do të jetë 29°. Në Detin e Zi do të..
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe 25 vendeve të tjera të BE-së të vendosin rregulla për të përshpejtuar procedurat për dhënien e lejeve për projektet e energjisë së rinovueshme. Rregullat e reja duhej të hynin në fuqi deri më 1 korrik..
Ekipi i Ambasadës Bullgare në Tokio përfaqëson vendin tonë në forumin "Turizëm Ekspo Japoni", i cili mbahet nga 26 deri më 29 shtator në kryeqytetin japonez, njoftoi misioni diplomatik në faqen e saj në Facebook. "Turizëm Ekspo Japoni" është një..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu..
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe..