Ndihma mjekësore emergjente nga ajri me helikopterë ka të ngjarë të shtyhet sërish. Ministri i transportit në detyrë Hristo Aleksiev më 1 qershor miratoi kompaninë italiane ALIDAUNIA S.R.L si kontraktor dhe helikopterët e marrë me qira priteshin nga mesi i korrikut. Por ministri i ri transportit, Georgi Gvozdejkov, në postimin shkroi se “kontrata do të dëmtojë buxhetin e shtetit”. Gvozdejkov e mori postin ministror pas një konfrontimi të ashpër me kabinetin teknik, i cili mbylli kompaninë shtetërore “Bulgaria Heli Med Service” të kryesuar prej tij. Ajo u krijua nga kabineti i rregullt i mëparshëm dhe propozonte që çmimet për urgjencën ajrore të ishin ¼ më të ulëta se ato të dakorduara nga qeveria e përkohshme.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..