Pjesa e tretë e projektit kombëtar "Unë jam bullgare!" të fotografit Radosllav Përvanov do të hapet më 8 qershor para Studios së Parë në ndërtesën e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Sofje më 8 qershor në orën 17:30.
Projekti "Unë jam bullgare!" është krijuar dhe zhvilluar nga artisti i ri në periudhën 2014-2021. Është prezantuar më shumë se 50 herë në vende të ndryshme të Bullgarisë dhe në mbarë botën. Qëllimi i projektit është të tregojë në një seri fotosh shumëngjyrëshe imazhin kolektiv të Bullgares dhe të Bullgarisë përmes skenave të fotografuara në cepa të ndryshme të Bullgarisë.
Iren Veliçkova-Jamami tregon historinë e Bullgarisë përmes qepjeve të imëta të qëndismave bullgare. Dy vjet më parë, ajo i dhuroi Muzeut Kombëtar të Historisë një hartë të qëndisur me dorë të vendit tonë, dhe tani është gati të prezantojë librin e saj..
Në Muzeun Arkeologjik të Sozopollit u hap një ekspozitë tregjuhëshe me titullin "Kultet egjiptiane përgjatë Detit të Zi", njofton BNR – Burgas. Ajo është pjesë e një projekti shkencor ndërkombëtar dhe organizohet nga Instituti për Studime Ballkanike..
Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..