Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në projektin gjashtëmujor të mbrojtjes së kufirit. Komisioni mirëpriti rezultatet e 3 muajve të parë.
“Bullgaria po ndërmerr veprime për të përmirësuar procedurat e përshpejtuara të azilit dhe krijoi një listë të vendeve të sigurta të origjinës për kthimin e migrantëve, në përputhje me rregullat e BE-së”, thuhet në vlerësim. Sofja rriti bashkëpunimin me Europolin për të kundërshtuar trafikimin dhe për të kufizuar lëvizjet dytësore të emigrantëve në BE. Komisioni paraqet mbështetje financiare për Bullgarinë dhe Rumaninë për zbatimin e projektit. Bullgaria do të marrë 45 milionë euro, kurse Rumania 10.8 milionë euro, thuhet në analizë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..