Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për të Huajt. Me ato aplikohen masa për zbatimin e rregulloreve evropiane për përdorimin e Sistemit të Informacionit Shengen me qëllim kthimin e shtetasve nga vendet e treta që qëndrojnë ilegalisht në vend. Theksi vihet në sinjalet për persona të zhdukur dhe të cenueshëm, të cilët duhet të pengohen të udhëtojnë për të siguruar mbrojtjen e tyre, ose për të parandaluar kërcënimet ndaj sigurisë dhe rendit publik. Masave kufizuese ekzistuese i shtohet edhe vendosja e masës administrative shtrënguese “ndalimi i daljes nga vendi” nëse ekziston rreziku që personat të bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Parashikohet një procedurë e përshpejtuar për apelimin e refuzimeve të autorizimit të udhëtimit.
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..