Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për një punonjës në tremujorin e parë të këtij viti është rritur me 0.3% krahasuar me tremujorin e parë të 2022, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Për të njëjtin tremujor, rritje e dobët vërehet tek të punësuarit në sektorin e shërbimeve (60.8% në 2023 kundrejt 60.2% në 2022), dhe një rënie e lehtë në industri (25.6% kundrejt 25.7%) dhe në sektorin e bujqësisë (13.6% kundrejt 14.1%).
Çdo punonjës krijon mesatarisht PBB me vlerë 27.8 leva / 14.21 euro/ për një orë pune. Të dhënat tregojnë gjithashtu se produktiviteti i punës është më i ulëti në sektorin e bujqësisë - 6.3 leva /3.22 euro/ vlerë e shtuar bruto për një orë pune.Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..