Shoqata e Organizatave Ukrainase në Bullgari “Mati Ukraina” organizon sot në mbrëmje një protestë para Ambasadës së Federatës Ruse në Sofje me titull “Bullgarët kundër gjenocidit rus - Kahovka - ky jemi ne!”
“Hedhja në erë e Hidrocentralit Kahovka dhe shfarosja e popullsisë civile të Ukrainës, infrastrukturës së saj është krim lufte!... Ky është gjenocid jo vetëm kundër popullit ukrainas, por kundër të gjithëve ne! Një fatkeqësi ekologjike e shkaktuar nga njeriu prek secilin prej nesh, jo vetëm ukrainas!”, shkruan organizatorët në rrjetet sociale.
Lidhur me situatën pas shpërthimit të murit të digës në Nova Kahovka, kryetari i Shoqatës “Han Kubrat” Petër Çumakov, tha për BNR se 31 fshatra bullgare në rajonin Zaporozhe janë nën pushtim, ose mbi 50 000 bullgarë tavrianë. Sipas tij, politikanët bullgarë nuk i dhënë përkrahje bullgarët etnikë në Ukrainë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..