Do të dëgjojmë edhe një dëshmitare, zëvendëskryeprokuroren Daniella Masheva. Do të diskutohen provat e kërkuara nga Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev. Brenda ditës duhet të ketë votim, deklaroi ministri i drejtësisë Atanas Sllavov para mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Largimi kërkohet për shkak të fjalëve të shpallura publikisht nga Geshev për deputetët në parlament, duke i quajtur ata "plehra politike".
"Nga tentativa për vrasjen time deri në një përpjekje të inskenuar politikisht për të më larguar në kundërshtim me çdo parim përballë Prokurorit të Përgjithshëm, imagjinoni se çfarë garanci ka çdo gjyqtar dhe çdo bullgar..." tha Geshev, para këshillit. Ai njoftoi se do të shkojë në Bruksel më 12 qershor për të folur në Parlamentin Evropian.Tridhjetë grupe nga e gjithë vendi marrin pjesë në edicionin jubilar të dhjetë të Festivalit Kombëtar Folklorik “Ritmi i Bullgarisë” nëqytetin e Bullgarisë Veri-Qendrore Lloveç. Ato do të performojnë në skenën në lagjen "Varosha", njoftoi BTA..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik prej 5 deri në 10 milionë pasagjerësh, njoftoi operatori SOF Connect. "Njohja është një shkak..
Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..