Futbollistët e shquar do të luajnë në Sofje në një ndeshje bamirësie të organizuar nga fondacioni i Stilijan Petrov, tha ish-kapiteni i Kombëtares. Ndeshja do të mbahet më 6 shtator në orën 17.000 në stadiumin “Vasill Levski”. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e pacientëve me kancer. Vetë Petrov vuante nga leukemia vite më parë.
Pikërisht 10 vjet më parë, në 2013, 62 mijë veta u ngritën në këmbë në ndeshjen time të fundit. 10 vjet më vonë fondacioni ynë do të organizojë një ndeshje bamirësie në Bullgari, "Ndeshja e Shpresës". Unë dhe familja ime e kaluam atë, por pa mbështetjen e popullit dhe tifozëve bullgarë - nuk do të kishim sukses”, tha Petrov.Në çmimet tradicionale të ATP-së në fund të vitit 2024, tenistët profesionistë e shpallën Grigor Dimitrov sportsman të vitit. Në sezonin e kaluar, tenisti bullgar shënoi 46 fitore dhe 18 humbje, duke fituar titullin në Brisbane dhe duke arritur në tri..
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një..
Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës ...