Për herë të parë, kryeprokurori Ivan Geshev tregoi të sanksionuarin sipas ligjit Magnitsky deputet të DPS-së Deljan Peevski, si një nga personat pas orvatjeve për shkarkimin e tij. Kjo ndodhi para seancës së Këshillit të Lartë Gjyqësor ku po diskutohet kërkesa për lirimin e parakohshëm të akuzuesit për shkak të dëmtimit të prestigjit të pushtetit gjyqësor.
“Rreziku është se ne do të kthehemi në kohët kur ne qeveriseshim në kundërshtim me çdo parim të ndarjes së pushteteve nga një organ tre- ose pesë-anëtarësh që quhej “byro politike”. Unë besoj në kolegët e mi, në gjyqësor, në anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor se nuk do të hyjnë në grafikun politik të Deljan Peevskit dhe Bojko Borisovit. Dhe unë besoj në atdheun dhe popullin bullgar”, deklaroi Ivan Geshev.
Pak më vonë ai u largua nga seanca e Këshillit të Lartë Gjyqësor me arsyetimin për të mos vonuar për avionin e tij për në Strasburg, ku do të dëgjohet në Parlamentin Evropian. Pas votimit, anëtarët e këshillit vendosën vazhdimin e procedurës në mungesë të prokurorit të përgjithshëm.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe lugina. Gjatë ditës, do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave, më të..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..