Kryeministri Nikollaj Denkov do t'u kërkojë të gjithë qeveritarëve të qarqeve që dhanë dorëheqje të marrin masa urgjente parandaluese kundër përmbytjeve të mundshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Me këtë rast ai foli me shefin e mbrojtjes dhe me drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve.
Për momentin afro njëqind ushtarakë janë duke marrë pjesë në aktivitetet për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet në komunën e Berkovicës, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Po punohet edhe për uljen e niveleve të digave “Klisurica” dhe “Ogosta”.
Mbrëmë rrugët në Berkovica u shndërruan në lumenj që bartnin vetura, dhjetëra shtëpi u përmbytën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Situata mbetet e rëndë edhe në komunën e Georgi Damjanovos.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..