Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po zhvillohet një plan i përshpejtuar për ndërtimin e reaktorit të tretë në centralin atomik Kozlloduj

Foto: centrali atomik Kozlloduj

"Westinghouse Electric" nënshkroi me “Centralin Atomik “Kozlloduj - Kapacitete të Reja" një kontratë për aktivitete inxhinierike paraprake për ndërtimin e një reaktori të ri duke përdorur teknologjinë AP1000 në kantierin e centralit bërthamor bullgar. Kontrata parashikon një vlerësim të mundësive për integrimin e industrisë bullgare në projektin për ndërtimin e një energjie të re bërthamore me teknologji amerikane dhe për shfrytëzimin maksimal të infrastrukturës ekzistuese në kantierin e centralit të Kozllodujit. Dy reaktorë me teknologji ruse BBEP-1000 po operojnë në vend dhe ka një themel për një reaktor të tretë.

Grupi i përbashkët i punës ka filluar tashmë vlerësimin e kërkesave rregullatore, të licencimit dhe dizajnit dhe po zhvillon një orar të përshpejtuar të punës, tha “Westinghouse Electric” në një deklaratë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD