Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Besimtarët e Vjetër Rusë nga fshati Tatarica, të cilët jetojnë sipas kanuneve të Ortodoksisë së Vjetër

Besimtarët e vjetër rusë u vendosën në Tatarica gati 300 vjet më parë
Foto: Veneta Nikolova

Nëse frekuentoni fshatin Tatarica në rajonin e qytetit Silistra, do të shihni shtëpi të vjetra njëkatëshe me çati të kruspullosura, të ndërtuara në stilin rus, ndërsa në rrugët plotë pluhur mund të takoni burra të moshuar, mjekërgjatë, me sy të ndritshëm dhe një sjellje aristokratike. Për gati 300 vjet, një komunitet i vogël, por i lidhur ngushtë rusësh etnikë, jeton këtu. Ata quhen besimtarë të vjetër ose lipovanë. Ata janë thellësisht fetarë, jetojnë sipas kanuneve të Ortodoksisë së Vjetër dhe respektojnë traditat ruse të transmetuara ndër breza. Kryesisht të moshuarit mbetën në Tatarica, të rinjtë largohen për të kërkuar fatin diku tjetër. Por të gjithë përpiqen të kthehen në shtëpi gjatë festave për të ndjekur shërbesat dhe vigjiljet e gjata të natës në Kishën Ruse “Qefini i Nënës së Shenjtë të Zotit”.

Kisha Ruse „Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë“ daton nga vitet 30-të të shekullit 19-të

Shërbimet në kishë kryhen nga 20-vjeçari Konstantin Kostadinov - student në Universitetin Teknik të Varnës. Për këtë qëllim, i riu udhëton çdo javë nga qyteti bregdetar Varna deri në fshatin e tij të lindjes, Tatarica. Që kur ishte fëmijë, ai mësonte të lexojë librat e vjetër kishtare në kishën e fshatit. Por kur prifti nisi të kujdeset për një tempull tjetër të Besimtarëve të Vjetër në Rumaninë fqinje, mezi 13-vjeçari Konstandin duhej ta zëvendësonte atë. Që atëherë kaluan 7 vjet. “Prifti na vjen vetëm në festa të mëdha, pjesën tjetër të kohës i drejtoj shërbesat unë”, thotë Konstantini.

20-vjeçari Konstantin Kostadinov, i cili drejton shërbimet

Për mua kjo është një domosdoshmëri, sepse kam shumë dëshirë të kujdesem për kishën. Këtu ka më pak se 100 Besimtarë të Vjetër të cilat e frekuentojnë kishën. Në festat e mëdha vijnë rreth 30-40 veta, sepse shumica e tyre, sidomos të rinjtë, janë në qytete. Përndryshe, ndihem si rus, rrënjët e mia janë të tilla. Në shtëpi flasim kryesisht rusisht. Ky është një dialekt i rusishtes, ka shumë huazime. Fshati u themelua gjatë Perandorisë Osmane dhe këtu njerëzit kanë marrë nga format e vjetra të gjuhës ruse, si dhe nga ukrainishtja, bullgarishtja dhe disa fjalë turke. Ne nuk kemi asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Rusinë - as me ambasadë, as me qeverinë apo në nivel shtetëror. Dhe kisha jonë i përket një dioqeze që ndodhet në Rumani”- thotë Konstandini.

Besimtarë të vjetër rusë në Tatarica? Çfarë i solli këtu, në brigjet e Danubit, mijëra kilometra larg atdheut të tyre të vjetër?

Në shekujt 17-18, me urdhër të Pjetrit të Parë, në Rusi u krye një reformë kishtare me qëllim evropianizimin e shpejtë të vendit. Por ithtarët e ortodoksisë së vjetër ishin kundër ndryshimeve dhe ishin të persekutuar mizorisht nga autoritetet. Shumë prej tyre përfunduan në turrën e druve. Qindra mijëra ikin nga atdheu i tyre për të ruajtur besimin. Dy grupe të vogla besimtarësh të vjetër rusë u vendosën në Bullgari. Njëri u vendos në fshatin Kazashko të Varnës, dhe tjetri mbërriti në rajonin e qytetit Silistra dhe themeloi fshatin Tatarica:

Pse quhet Tatarica? Nga të moshuarit kam dëgjuar se këtu jetuan tatarë dhe për nderë të tyre fshati u quajt ashtu. Autoritetet osmane i dhanë tokën ku të vendoseshin, u dhanë leje njerëzve të ndërtonin një kishë dhe të punonin tokën. Ishte një fshat më vete deri në vitin 1956, por më pas iu bashkua Ajdemirit, si një lagje e pavarur”, thotë Konstantin.

Kisha ruse në Tatarica është shpallur monument kulture

Tatarica dikur kishte nga 400 deri në 500 banorë, familjet ishin të mëdha dhe burrat shkuan të kërkonin nuset e besimit të tyre në fshatin rumun në anën tjetër të Danubit. Sot këtu mbretëron përjetësia, shtëpitë e bukura të stilit rus po shemben dhe rrugët janë të shkreta. Kisha e Ritit të Vjetër “Qefini i Virgjëreshës së Shenjtë”, e shpallur monument kulture, ka nisur të plasaritet dhe tashmë komuniteti po kërkon dëshpërimisht fonde për restaurim. “Do të përpiqemi të aplikojmë për fondet evropiane”, thotë Konstantin. Dhe shton se dëshiron të kalojë sa më shumë kohë në fshat, por ende nuk ka vendosur se cilën rrugë do të ndjekë pas diplomimit. E ardhmja e komunitetit të vogël të Besimtarëve të Vjetër në Tatarica humbet në mjegullën e kohës.

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto dhe video: Veneta Nikolova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD