Më 19 qershor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon iluministin bullgar Paisij Hilendarski - krijuesi i "Historisë sllave bullgare" - një nga trashëgimitë më të vlefshme bullgare.
Pajisij Hilendarski është ndër figurat më domethënëse në historinë e kishës, historisë dhe kulturës bullgare, të cilët ia kushtuan jetën ruajtjes së gjuhës dhe kulturës bullgare, në epokën e vështirë historike të sundimit osman për Bullgarinë. Ai ishte i bindur se kultura (historia) dhe gjuha janë dy elementet themelore për ruajtjen e identitetit kombëtar të popullit bullgar. Kjo është edhe arsyeja që historianët dhe studiuesit e konsiderojnë atë si themeluesin e Rilindjes bullgare, zgjues kombëtar dhe shprehës i ideve për çlirimin kombëtar të popullit bullgar. Me përpjekjet e tij për të ruajtur historinë bullgare, Shën Paisii Hilendarski mbetet një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit dhe kulturës kombëtare bullgare.
Ai u shpall shenjtor me një akt të shkruar të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në vitin 1962.
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..