Në vitin 2024 do të mbyllin shtëpitë e fundit për fëmijët, tha për bTV ministrja e punës dhe politikës sociale Ivanka Shallapatova. Një detyrë tjetër serioze është mbyllja e shtëpive për të moshuarit dhe personat me probleme mendore, duke i zëvendësuar ato me shtëpi më të vogla në komunitet, gjë që do t'u mundësojë atyre të marrin kujdes individual nga specialistët atje, tha Shallapatova.
Dhuna ndaj grave dhe fëmijëve mbetet një problem shumë serioz. Nga fillimi i vitit 351 fëmijë kanë kërkuar mbrojtje dhe kanë dhënë sinjale për dhunë të ushtruar ndaj tyre, theksoi ministrja. Shallapatova u bëri thirrje njerëzve, nëse janë dëshmitarë të dhunës, të përpiqen të ndihmojnë ose të paktën ta raportojnë atë tek autoritetet kompetente.
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri..
Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë...
Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe..