Në vitin 2023, ekonomia bullgare do të bjerë në renditjen e vendeve të konkurrueshme në botë, sipas edicionit të 35-të të Vjetarit të Qendrës Botërore të Konkurrencës në Institutin Zviceran për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD). Në vitin 2023, Bullgaria është në vendin e 57-të nga gjithsej 64 vende dhe bie me katër vende në krahasim me vitin 2022. Niveli i vendit bie me 9 pozicione pas vitit 2020 dhe me 19 vende në krahasim me vitin 2009, kur u raportua paraqitja e saj më e mirë.
Sipas kriterit të efiçencës ekonomike, Bullgaria është në pozitën e 48-të, duke u ngjitur me 1 vend në krahasim me vitin 2022, por mbetet 14 pozicione poshtë vitit 2020, kur kishte performancën më të mirë. Sipas kriterit të politikave të qeverisë në vitin 2023, Bullgaria është në vendin e 55-të, ose 6 pozicione më të ulëta se në vitin 2022. Edhe mjedisi i biznesit tregon përkeqësim dhe në vitin 2023 renditet në vendin e 62-të.Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..