Sot më 21 qershor është premiera e librit “Evolucioni iKredës i ishullit Livingston, Antarktidë” të studiuesit polar Prof. Hristo Pimpirev. Instituti Bullgar i Antarktikut njofton se prezantimi është nga ora 18:00, në sallën e re të konferencave në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". 30 vjet më parë, gjatë ekspeditës bullgare në Antarktidë në verën e viteve 1993-1994, filluan kërkimet në ishullin Livingston, ku ndodhet baza polare bullgare "Shën Kliment Ohridski". Deri atëherë, eksplorimet ishin të izoluara. Në librin e tij, Prof. Pimpirev përmbledh të dhënat e sintetizuara mbi stratigrafinë dhe evolucionin gjeologjik të ishullit Livingston gjatë Periudhës së Kredës.
Prof. Dr. Hristo Pimpirev është profesor i gjeologjisë në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", shkencëtar dhe eksplorues i njohur polar. Ai është themelues dhe kryetar i Institutit Bullgar të Antarktikut, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kërkime Polare, udhëheqës i 31 ekspeditave kombëtare të Antarktidës, autor i dhjetë librave, tetë dokumentarëve dhe mbi 250 publikimeve shkencore. Ai është bullgari i parë që vendos flamurin kombëtar në Polin e Jugut, më 8 janar 2013.Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..