Në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore), kombëtarja bullgare e futbollit luajti një ndeshje të papritur të fortë në shtëpi kundër skuadrës serbe. Mysafirët u cilësuan si favorit në ndeshje. Bullgarët e humbën fitoren në sekondën e fundit duke fituar vetëm një pikë, pasi arritën rezultat baras 1:1. Golin e realizoi Kirill Despodov në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 6-të të kohës shtesë futbollisti serb Darko Lazovic shënoi golin e barazimit.
Bullgaria kundër Serbisë ishte ndeshja e tetë e Mladen Krastaic në krye të skuadrës që kur u emërua në korrik 2022. Në këto ndeshje Bullgaria ka 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Pas xhiros së radhës dhe rezultatit të ndeshjes Hungari – Lituani (2:0), hungarezët dhe serbët janë në krye të Grupit G të eliminatoreve për “Euro – 2024” me nga 7 pikë. Mali i Zi ka 4 pikë dhe Bullgaria është në vendin e 4 me 2 pikë. Lituanezët janë të fundit me vetëm 1 pikë.Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..