1/3 e bullgarëve miratojnë kabinetin e Nikollaj Denkov, 43% nuk e miratojnë. Në 3 muaj, vlerësimi pozitiv për punën e presidentit ra me 7% nga 43 në 36 për qind. 51% janë të pakënaqur me kreun e shtetit, sipas një studimi të Qendrës Kërkimore “Trend” të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Vetëm 11% kanë vlerësim pozitiv për parlamentin, mosbesimi ndaj institucionit është 80 për qind.
42% miratojnë formimin e një qeverie kompromisi “sepse është më mirë të kemi një kabinet të rregullt”. 37% mendojnë se “partitë bënë kompromise joparimore dhe do të ishte më mirë të kishim zgjedhje të reja”.
GERB-SDS janë forca e parë politike me 24.9% mbështetje, e dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" me 19.4%. “Vëzrazhdane” është e treta me 15.3%, e ndjekur nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) -13.5%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 8.9% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 4,3 për qind.Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..