Institucionet evropiane tashmë po përgatiten për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen që në vitin 2023. Hyrja e të dyja vendeve në zonën e udhëtimit të lirë mund të konsiderohet e sigurt, shkruan euractiv.bg, duke cituar burime diplomatike në Bruksel dhe Sofje. Kjo do të bëhet në dy faza - së pari për aeroportet nga tetori dhe në kufijtë tokësorë nga 1 janari 2024.
Pengesa më e madhe për hyrjen e Bullgarisë në Shengen ishte pozicioni i Holandës. Qeveria e Mark Rutte ka sinjalizuar se vlerëson shumë përpjekjet e Bullgarisë për reformën në drejtësi. Dera e Shengenit hapet edhe për shkak të zgjedhjes së një qeverie të rregullt pro-evropiane në Sofje, vë në dukje portali.
Kundërshtimet e Austrisë për zgjerimin e Shengenit në sfondin e krizës së refugjatëve nuk janë zhdukur, por pritshmëria është që Vjena të mos i ndalojë më dy vendet e Ballkanit nëse mbetet i vetmi vend në BE që është kundër pranimit të tyre, shton euractiv.bg.Në prag të Vitit të Ri, në fshatin bullgaro-muhamedan Ribnovo, në Bullgarinë Jugperëndimore, zgjedhin nusen më të bukur “gelina” në 4 vitet e fundit. Kështu i quajnë nuset e kësaj zone të veshura dhe të “vizatuara” enkas për dasmën. Konkursi “Zonja Gelina..
Në një deklaratë për media me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit për regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër në regjistrin e besimeve fetare, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka deklaruar kategorikisht se Kisha..
Pas një jave të vuajtjes së mijëra njerëzve dhe qindra vendbanimeve pa rrymë elektrike, anëtarët e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave të japin dorëheqje, bëri thirrje lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski në një deklaratë për..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..