Sot në Sofje fillon edicioni veror i festivalit emblematik të kryeqytetit SoFest 2023 Summer Edition, i cili do të mbahet nga 22 deri më 25 qershor në Kino Cabana. Festivali bashkon artistë të nivelit botëror në katër koncerte, disa takime letrare, një sërë ngjarjesh për fëmijë dhe një pazar tematik.
Hapja është sonte në orën 20:00 me koncertin e "Theodosii Spassov vs Hojsak & Novosel". Virtuozi bullgar i fyellit Teodosij Spasov së bashku me muzikantët nga Kroacia Tihomir Hojsak (kontrabas) dhe Filip Novosel - tambura, do të prezantojnë projektin e tyre të ri, duke ndërthurur ritmet tradicionale ballkanike. Duke kombinuar këto tre instrumente shumë të ndryshme, ata do të magjepsin audiencën me një stil specifik dhe unik, me një shumëllojshmëri zhanresh duke përfshirë xhazin klasik, bashkëkohor dhe etnik.
Kompozimi i Teodosij Spasov "Open Mood" nga albumi i tyre "Duckling Soup", i cili u përhap në tregun muzikor në fillim të vitit 2023, mishëron bashkëpunimin e tij me kroatët Hojsak & Novosel.
Përgatiti në shqip: Vesella Mancheva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..