Vera 2023 tashmë e ka hitin e saj! Moreno i jep jetë të re këngës emblemë të grupit “TE” "A ka lule".
Ideja për të kënduar përsëri këngën e dy dekadave më parë lindi si rezultat i miqësisë mes Moreno dhe Ljubo Kirov, i cili përpara se të ndërtonte karrierën e tij individuale ishte vokalist i grupit TE. Artisti i ri Moreno gjithmonë shpreh respektin e pafund për muzikën e artistit të madh: “Ndoshta jam fansi i tij më i madh dhe kam parë të gjitha shfaqjet e tij!” - pranon ai, ndërsa nga ana e tij Ljubo ndan: "Duke ndihmuar interpretuesit e rinj, hitet e vjetra fillojnë të jetojnë një jetë të re, të arrijnë një audiencë tjetër dhe të jenë aktuale për një kohë edhe më të gjatë".
Shumë fytyra të famshme janë përfshirë edhe në ndërtimin e versionit të ri të “A ka lule”. Bazuar në muzikën e njohur të grupit TE, Svetlin Këslev krijoi aranzhimin e ri të këngës. Teksti origjinal i Ljubo Kirovit është pasuruar nga Moreno dhe Llëço nga grupi SkandaU, si dhe nga interpretuesi origjinal SEKTA. Elementi i fundit në muzikë është ndjenja e dashurisë e përfaqësuar nga kitara e Ivan Jordanov - Çeri.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..