Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përçarjet në qeveri nuk paralajmërojnë ende zgjedhje të reja

Foto: BGNES

Java e kaluar na ofroi një dozë tjetër paqëndrueshmërie në Bullgari si në aspektin meteorologjik, ashtu edhe në atë politik. Në sfondin e reshjeve të dendura të shiut, fshatrave të përmbytura dhe pafuqisë njerëzore përballë stuhisë ujore, shpërtheu një valë sulmesh dhe mosbesimi mes dy forcave të para parlamentare që formuan qeverinë me deklaratën që të çojnë vendin përmes krizës dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme në sistemin gjyqësor.

Tensioni shpërthye pasi kreu i GERB Bojko Borisov tha se partitë e ndryshimit kërkojnë të qeverisin vendin vetëm. Nga ana e tij, bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov kërcënoi se deputetët e koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) nuk do të hyjnë më në sallën plenare, për shkak të tentativave për të shkelur marrëveshjet e arritura mes tyre dhe GERB-SDS. Pas mbledhjes së grupit të tyre parlamentar, Kirill Petkov ftoi liderin e GERB-it që të nënshkruajë Mekanizmin për garantimin e programit të reformave të kabinetit, në të cilin u regjistruan 7 kushte – për të formuar një bord të përbashkët për emërimin e shefave të rregullatorëve, për të respektuar programin e përgjithshëm legjislativ tashmë të miratuar, për të përgatitur një udhërrëfyes për reformën në drejtësi dhe kushtetutë, për të kryer një reformë në shërbimet, për të miratuar një ligj për komisionin antikorrupsion, për të rishikuar ligjin zgjedhor dhe për një qëndrim të përbashkët për ligjshmërinë e referendumit të partisë “Vëzrazhdane” në lidhje me adoptimin e euros në vendin tonë. Në këtë fazë, megjithatë, një takim lidershipi mes dy formacioneve politike nuk u zhvillua.

“Garancia më serioze për përmbushjen e këtyre angazhimeve është vullneti politik, të cilin ne e demonstrojmë jo aq me fjalë, por me vepra - tha në një intervistë për BNR deputetja nga PP-DB Antoaneta Coneva. - Vetëm veprimet do të tregonin se angazhimet paraprake mbi të cilat u formua kjo qeveri mund të çojnë në reformat e dëshiruara. Përndryshe, kabineti humbet thelbin e tij reformues dhe kuptimin e ekzistencës.”

Antoaneta Coneva

Në fakt, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi gatishmërinë për të nënshkruar deklaratën nëse ajo është në formën e një marrëveshjeje koalicioni. Megjithatë, deri më tani kjo nuk ndodh.

“Sido që të mendojmë, qeverisja e re është një koalicion”, vuri në dukje dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Sofjes, Prof. Daniell Vëllçev. Sipas tij, problemet dhe pasojat vijnë nga fakti se partitë pjesëmarrëse kanë turp ta pranojnë, sepse nuk ua shpjeguan zgjedhësve të tyre dhe vështirë se do të mbajnë përgjegjësinë për një hap të tillë:

“PP u krijua në emër të heqjes së Borisovit, GERB-it, modelit Borisov, modelit GERB. Ata tani janë të turpëruar që duhet të thonë: “Njerëz, ju votuat që ne të largojmë Borisovin, dhe tani ne duhet t’ia dalim së bashku me të”. Është e kuptueshme kjo bezdi, por ky do të ishte qëndrimi i ndershëm - beson ish-ministri i arsimit. - E kundërta krijon probleme shumë të mëdha në plan afatmesëm. Mund ta quajmë si të duam, por është koalicion. Në një koalicion, marrëdhëniet janë relativisht komplekse. Prandaj, është e drejtë të kemi një dokument në të cilin përshkruhet gjithçka. Njëra palë po ikën nga kjo lloj gjëje dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë gjendje. Që të jetë një qeveri e qëndrueshme, pjesëmarrësit e saj duhet të arrijnë një konsensus se si të zgjidhet çdo situatë specifike” - theksoi gjithashtu Vëllçev.

Prof. Daniell Vëllçev

Pushtetarët u qortuan edhe nga presidenti Rumen Radev për deklaratën e ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën jo vetëm me armatim, por edhe me trajnimin e mjekëve luftarakë dhe paramedikëve që do të jenë në front dhe do të ofrojë ndihmë për të lënduarit. U kritikua edhe vendimi i qeverisë që delegacioni bullgar në Samitin e NATO-së më 11-12 korrik në Vilnius të udhëhiqet nga kryeministri Nikollaj Denkov dhe jo si zakonisht nga presidenti, i cili është komandanti suprem i forcave tona të armatosura. Sipas Radev: “kursi i qeverisë së re është ta shtyjë Bullgarinë gjithnjë e më afër luftës”.

Përkundër të çarave, kabineti për momentin po qëndron i palëkundur dhe është herët të flitet për një situatë ku vijnë zgjedhje të reja - është kategorik profesori në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo, Todor Gallunov.

Todor Gallunov

“Konflikti i mundshëm do të vijë para zgjedhjeve lokale në vjeshtë, kur do të shtrohet çështja për kandidatët për kryetarë bashkie. Koalicioni qeverisës do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë. PP nuk ka zgjidhje, ata duhet të vazhdojnë të respektojnë vullneti i GERB-it. Nëse bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme, ata nuk janë në pozitë të mirë.”

Mbetet për t’u parë nëse shkalla e tensionit politik do të vazhdojë të rritet apo nëse jemi në një periudhë më të qëndrueshme politike.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotos: BGNES, Facebook / Todor Galunov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD