Projektbuxheti për vitin 2023 është gati. Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave Asen Vasilev. Projektligji do të publikohet për konsultim publik dhe do të hyjë në parlament në fillim të korrikut. Në kuadër të Forumit të IV-të Ekonomik të Sofjes, Vasilev theksoi se buxheti përfshin masa për deficit prej 3% pa cenuar politikat sociale dhe taksat, por i kushtohet një vëmendje mbledhjes më të lartë të tyre. Ai pret gjithashtu se “këtë vit rritja e pagave të jetë dy herë më e madhe nga norma e inflacionit”.
Sipas tij, nëse pagat në vendin tonë vazhdojnë të rriten më shpejt se PBB, vendi ynë do të përballet me mungesën e fuqisë punëtore me kualifikim të lartë.
BSP bëri të ditur se buxheti është antisocial dhe nuk do ta mbështesin. “Ky është një dokument kontabël, jo një mjet për të bërë politika”, bëri konkluzionin kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova dhe saktësoi se partia e saj do të përgatisë një buxhet alternativ.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..