Deputetët e PP-DB dhe GERB-SDS bashkërisht paraqitën një projekt për ndryshime në Kodin e Familjes. Ndryshimet parashikojnë lehtësimin e aksesit në informacion mbi origjinën e personave të adoptuar, zbulimin e të ashtuquajturës fshehtësi të birësimit dhe kufizimin e rreptë të mundësive të ri-birësimit. “Për ne është e rëndësishme që fëmija të ketë të drejtë të kuptojë origjinën e tij. Sigurisht që këtu nuk po flasim vetëm për fëmijët, po flasim edhe për të rriturit”, komentoi Denica Saçeva nga GERB-SDS. Për të stimuluar birësimet, nismëtarët propozojnë krijimin e një sistemi elektronik kombëtar që do të bashkonte të dhëna nga e gjithë Bullgaria, në mënyrë që njerëzit që duan të birësojnë fëmijë të mund të gjejnë fëmijën më të përshtatshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..