Deputetët dëgjuan ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev, në lidhje me iniciativën e Bashkimit Evropian për sigurimin e 1 milion municioneve dhe predhave për Ukrainën dhe gatishmërinë e deklaruar të vendit tonë për të përgatitur mjekë luftarakë dhe ndihmësmjekë në ndihmë të Ukrainës.
Në parlament, Tagarev theksoi se në këtë fazë Bullgaria nuk ka mundësi të dërgojë municione me kalibër 155 milimetra, pasi nuk ka armë të tilla, por ekziston mundësia që Agjencia Evropiane e Mbrojtjes të angazhojë kompani bullgare me prodhimin e municioneve të tilla.
Për këtë qëllim do të ndahen 500 milionë euro nga fondi evropian. Gjithashtu u bë e qartë se vendi ynë nuk do të dërgojë forca të armatosura në Ukrainë, në asnjë formë, por do të trajnojë mjekë ukrainas. Brenda një viti, gjithsej 60 mjekë dhe ndihmësmjekë ushtarakë ukrainas do t'i nënshtrohen trajnimit special përmes qendrës mjekësore ushtarake të trajnimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..